Nëntë deputetët opozitar të arrestuar dje nga Policia e Kosovës pritet që të dërgohen në paraburgim prej 30 ditësh.
Burime të Insajderit kanë thënë se kjo ka qenë kërkesa e prokurorit ndërsa deputetët tani ndodhen në Gjykatën Themelorë në Prishtinë ku edhe pritet të merret vendimi.
Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi u arrestuan nga Policia e Kosovës pasi dyshohen për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Ata u arrestuan dje gjatë seancës së parë të mbajtur për këtë vit të Kuvendit të Kosovës, ku disa herë u hodh gaz lotsjellës.
Kjo nuk është hera e parë që deputetët e opozitës janë dërguar në paraburgim prej 30 ditësh./Insajderi