Prokuroria kërkon dënim me katër vjet burg dhe gjobë për yllin e Real Madridit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Prokuroria kërkon dënim me katër vjet burg dhe gjobë për yllin e Real Madridit

    Insajderi
    03 June 2025 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çështja gjyqësore ndaj mbrojtësit të Real Madridit, Raul Asencio, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. 

    22-vjeçari ka mbrojtur pafajësinë e tij, por akuzohet për shpërndarje të përmbajtjes seksuale pa pëlqim si dhe për shpërndarje të pornografisë me të mitur. 

    Ngjarja ka ndodhur gjatë verës së vitit 2023 dhe përfshinte Asencion dhe tre futbollistë të tjerë nga akademia e Real Madridit: Juan Dominguez, Ferran Ruiz dhe Andres Martin, të cilët tashmë janë larguar nga klubi. 

    Hetimet zbuluan se lojtarët e tjerë ishin të përfshirë në marrëdhënie seksuale me dy vajza, përkatësisht 16 dhe 18 vjeçe në atë kohë, të cilat pretendohet se janë regjistruar pa pëlqimin e tyre. Asencio akuzohet se ka shpërndarë materiale nga ky regjistrim. 

    Prokuroria kërkon burg për Asencion 

    Sipas Cadena Cope, pas përfundimit të hetimeve, çështja do të kalojë për gjykim. 

    Viktimat, vajza e mitur dhe vajza tjetër e përfshirë në rast, kanë paraqitur zyrtarisht akuza kundër Asencios. 

    Ato po kërkojnë një dënim me katër vite burg dhe një gjobë prej 58 mijë eurosh për dëme të përkohshme fizike, stres post-traumatik dhe vuajtje psikologjike. 

    Avokatët e Asencios shprehen të sigurt në pafajësinë e tij 

    Po sipas së njëjtës media, ekipi ligjor i Raul Asencios është i qetë dhe i bindur për pafajësinë e klientit të tyre. 

    Pavarësisht seriozitetit të akuzave, avokatët kanë deklaruar:
    “Jemi të qetë dhe do të shkojmë deri në fund për të provuar pafajësinë e tij”. 

    Asencio reagoi me një letër të hapur 

    Pas një periudhe heshtjeje, Asencio publikoi një letër të hapur në maj, menjëherë pas akuzave formale ndaj tij, ku mohoi çdo përfshirje dhe kërkoi që të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë. 

    “Dua të ritheksoj, edhe një herë, respektin tim absolut për të drejtat mbi lirinë seksuale dhe privatësinë e të gjitha grave”, kishte thënë Asencio.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark