Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon dënimin me burgim për të miturin e dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik

    Insajderi
    15 July 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj R.B. për rastin e vrasjes së rreshterit në Kaçanik, Muhamed Lika.

    Ferizaj, 15 Korrik 2025 –Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, në bazë të nenit 59 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Kosovës, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit lidhur me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Kaçanik”, thuhet në njoftim.

    Sipas Prokurorisë, me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, saktësisht në objektin banesor, i mituri në bashkëkryerje me të pandehurit, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin- zyrtarin policor M.L., në atë mënyrë që derisa viktima ka përfunduar orarin e punës së detyrës zyrtare dhe gjatë rrugës për në banesën e tij, ishte përcjellë në vazhdimësi nga i mituri dhe të pandehurit deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës, duke u ngjitur shkallëve lart, i mituri i shkon mbrapa dhe hynë brenda, me ç ‘rast me të takuar të ndjerin ka shtënë katër (4) herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm dhe brenda një intervali kohor rreth 47 sekonda, i mituri del duke vrapuar në drejtim të lokalit “Dukagjini” ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi”, ku derisa ishin duke vrapuar i mituri, i pandehuri dëgjohet duke thënë “Bravo ik”, dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri M.L., ndërron jetë, siç është konstatuar në raportin e autopsisë , me të cilin konstatohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, andaj, me këtë ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark