Prokuroria kërkon paraburgim ndaj doganierit të dyshuar për kontrabandim me barëra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj doganierit të dyshuar për kontrabandim me barëra

    Insajderi
    04 May 2025 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten, janë arrestuar pesë persona në mesin e tyre dy zyrtarë doganorë nën dyshimin për kontrabandim me barëra përmes Aerportit të Prishtinës.

    Lidhur me veprën “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, nga Prokuroria i Shtetit u ndalua një doganier, shkruan Insajderi.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka deklaruar për media se ndaj tij është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

    “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit ka ndaluar vetëm një (1) person doganier për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” si dhe prokurori shtetit ka parashtruar kërkesën gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në përgjigje.

    Ndaj tij dhe dy shtetasve turq po mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark