Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve që u kapën me mbi 11 kilogramë marihuanë në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve që u kapën me mbi 11 kilogramë marihuanë në Prizren

    Insajderi
    08 March 2025 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë si të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike, pas një aksioni të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ku u sekuestruan mbi 11 kilogramë marihuanë.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, N.I. dhe E.M., për një periudhë prej 30 ditësh.

    Të dy të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    “Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj dy (2) personave të dyshuar: N.I., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2 lidhur me nenin 275 par.1 pika 1.9 lidhur me nenin 31, gjithashtu i pandehuri N.I., ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2  dhe ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark