×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim ndaj tre personave për plagosjen në Viti

    Insajderi
    09 August 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarve për plagosjen që ndodhi të enjten në Vitit.

    Në komunikatë thuhet se kërkesa u parashtrua ndaj të pandehurve N.H., N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe të pandehurit A.B., për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri N.H., më 08 gusht, rreth orës 10:07 minuta, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta  të pandehurit N.B. dhe A.B., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, sapo i sheh të njëjtit që me djemtë e tyre kishin shkuar në pronën kontestuese, shkon në shtëpinë e tij, merr një armë automatike AK-47 dhe gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, me ç’rast  të pandehurin N.B. e plagos në këmbë, ndërsa të pandehurin A.B. e plagos në të dy këmbët, duke rrezikuar edhe personat që gjendeshin në të njëjtin vend.

    Sipas komunikatës, i pandehuri N.B., e kishte armën e zjarrit me vete dhe sapo e sheh që i pandehuri  N.H., nga shtëpia e tij kishte dalë me armë, gjuan disa herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë, duke vënë në rrezik edhe jetën e bashkëshortes së tij, e cila ishte me të.

    I pandehuri A.B., dyshohet për armëmbajtje pa leje, e cila është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij, si dhe të gjitha armët e të pandehurve janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark