“Prokuroria maqedonase po mbron krimin në kuvend” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prokuroria maqedonase po mbron krimin në kuvend”

    Insajderi
    06 May 2017 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një plan mirë i menduar për të shmangur vepra të rënda penale. Kështu ish prokurori Aleksandër Nakov i komenton veprimet e Prokurorisë publike themelore pas ngjarjeve të përgjakshme të enjten e kaluar në Parlament. Që atëherë kaluan dhjetë ditë, dhe sipas Nakovit, prokuroria e Marko Zvërleskit edhe më tej e zvarrit rastin duke e mbrojtur krimin.

    “Qëllimi është të shmangen veprat e rënda penale. Veprat e tilla penale i karakterizojnë veprimet individuale të personave të caktuar. Nuk mundeni ju me veprimet e një personi të caktuar, ku me mbajtëse për kamerë, të godet një person tjetër, me çfarë mund ti shkaktojë lëndime, nga i cili veprim pasoja mund të jetë vdekje apo lëndim i rëndë trupor, ti vendosni në të njëjtën shportë. Veprat e tilla penale deri tani prokuroria u desh që ti sjellë para drejtësisë”, deklaroi Aleksander Nakov, ish prokuror.

    Nakov pohoi se ka pasur 28 vepra penale që i kanë kryer protestuesit në Parlament. Prokuroria deri më tani i ndjek vetëm për dy vepra “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë një person zyrtar të kryejë detyrën zyrtare,” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, raporton Alsat-M

    “Në këtë rast padyshim se bëhet seleksionim, fillohet nga bishtajat e imëta, për ti lënë anash çështjet që janë vepra penale të dënueshme. Këtu kemi vepra penale si tentim për vrasje, lëndime të rënda trupore, tradhti dhe mos ti emëroj të gjitha”  tha Nakov.

    Edhe nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut theksuan se protestuesit mund të ndiqen penalisht për 28 vepra penale, dhe jo për vetëm dy vepra.

    Për ngjarjet në Kuvend gjatë dhjetë ditëve të fundit janë ndaluar 15 persona, ndërsa tetë prej tyre tashmë janë në paraburgim në burgun e Shutkës.

    Ministria e Brendshme ka marrë në pyetje deri më tani gjithsej pesë persona, duke përfshirë kryetarin e shoqatës “Qoseto” Goran Agelov nga Velesi, por për atë ende nuk ka urdhër arrest.

    Nga Prokuroria Publike nuk japin informacione mbi veprime të reja konkrete. Nga atje shkurtimisht na informuan se hetimi kryhet në vazhdimësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark