×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria me aksione në Prevallë për ndërtimet pa leje: Sekuestrohen mjetet me të cilat po degradohej mjedisi

    Insajderi
    11 November 2024 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të hënën se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me inspektorë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë realizuar dy aksione të ndara në Prevallë kundër degradimit të mjedisit.

    Sipas njoftimit, në të dyja rastet, në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, janë sekuestruar tre eskavator dhe një kamion si mjete të kryerjes së veprës penale, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi.

    Po ashtu është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ndërtimi pa leje”.

    “Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara janë duke u ndërmarrë veprime procedurale në drejtim të lëshimit të urdhrit të përkohshëm ndalues dhe paraqitjes së kërkesës në gjykatë për lëshimin e urdhrit ndalues përfundimtar së bashku me masën e përkohshme përkatëse”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark