Prokuroria: Murseli i kishte kërkuar Kokallës ta vriste Liridonën që vitin e kaluar, i ofroi 30 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria: Murseli i kishte kërkuar Kokallës ta vriste Liridonën që vitin e kaluar, i ofroi 30 mijë euro

    Insajderi
    04 June 2025 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka thënë se Naim Murseli i kishte kërkuar Kushtrim Kokallës që ta vriste bashkëshorten e tij, Liridona Ademajn, që një vit para se të ndodhte vrasja.

    Sipas deklaratës së prokurorisë në seancën e së mërkurës, rreth tri javë para krimit, Kokalla ka përfshirë në plan edhe Granit Plavën, me të cilin Murseli ishte takuar dhe ishin marrë vesh për një shumë prej 30 mijë eurosh në këmbim të vrasjes.

    Murseli është deklaruar i pafajshëm lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, duke thënë se nëse konfirmohen pretendimet e Prokurorisë, ai do të kërkojë vetë dënim të përjetshëm për veten.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark