Prokuroria në aksion - Goditen pesë grupe kriminale në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në aksion – Goditen pesë grupe kriminale në Shqipëri

    Insajderi
    10 March 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Posaçme SPAK në Shqipëri ka lëshuar urdhër-arreste për 42 persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një rrjeti kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

    Bëhet fjalë për 5 grupe kriminale që shtrihen në Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.

    Policia ka filluar arrestimet në disa qytete të vendit dhe për këtë aktivitet të paligjshëm dyshohen se janë të përfshirë 44 persona, ndërkohë që për një prej tyre është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe për një tjetër “arrest shtëpie”.

    5 grupet kanë bashkëpunuar për kultivim dhe trafik hashashi dhe sasi të vogla kokaine.

    Hetimi për këtë rrjet kriminal kanë nisur në vitin 2019, ndërsa në 12 raste janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, gati 400-500 kg kanabis sativa në total.

    Ndërkohë, kultivimi i kanabisit bëhej në zonat e Vlorës dhe të Tepelenës, ndërsa shitje bëhej brenda vendit dhe në një rast ka kaluar në Maqedoninë e Veriut, raporton BalkanWeb. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark