×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Ferizaj jep detaje: Dërgohet në mbajtje për 48 orë polici i dyshuar për vrasjen në fshatin Bibaj

    Insajderi
    16 August 2024 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen në fshatin Bibaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë.”

    “I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet aty.

    Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorië Themelore në Ferizaj z.Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës“, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark