×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Pejë në aksion, kompanisë së papërgjegjshme që po degradonte ambientin ia sekuestrojnë ekskavatorët dhe kamionët

    Insajderi
    13 June 2024 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre ekskavatorë, dy lugë ngarkuese dhe katër kamionë janë sekuestruar përgjatë një aksioni të realizuar të mërkurën nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Pejës.

    Kjo, pasi që makineritë për përpunimin e zhavorit dyshohet se janë përdorur për shkatërrimin e natyrës.

    Aksionin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Ai tha se aksioni është realizuar në një seperacion të fshatit Ozdrim të Pejës.

    “Janë në kuadër të veprimeve të shumta hetimore që janë bërë në lidhje me këto çështje që prekin degradimin e natyrës. Mund të ju konfirmoj se janë sekuestruar makineri nga një kompani në lidhje me këtë rast”, deklaroi ndër të tjera Nikçi.

    Pronari i firmës së këtyre makinerive dyshohet se ka kryer veprën penale “ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes nga sekuestrimi i këtyre mjeteve të punës:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark