×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Pejë organizon tryezë lidhur me rastet e dhunës në familje

    Insajderi
    18 October 2024 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, do të organizojë një punëtori lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”.

    Në ketë tryezë do jenë të pranishëm mbi 35 persona, përfshirë zyrtarë të institucioneve vendore, ndërkombëtar edhe anëtarë të shoqërisë civile.

    Tryeza do të mbahet prej orës 10:00-13:00 në hotelin “Dukagjini” në Pejë, bëhet e ditur në kumtesë.

    “Pjesë e panelit diskutues do jenë:

    Agim Kurmehaj – Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë

    Laura Pula – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

    Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë

    Mark Lasser – Shef i Sektorit për Drejtësi dhe Ligj, OSBE

    Nushe Kuka Mekaj – Gjykata Themelore në Pejë

    Shaban Shala – Kolonel, Drejtoria Regjionale e Policisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark