
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të pandehurit, O. A., shtetas turk, për veprat penale: Kontrabandim me migrantë.
Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, i cili është marr me kontrabandim me migrantë të shtetasve turq, ku përmes Maqedonisë, Serbisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Sllovenisë iu kanë mundësuar atyre hyrje në Itali dhe shtete tjera të Bashkimit Evropian.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.