Prokuroria ngre aktakuzë për të dyshuarit e rastit “Kristal” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngre aktakuzë për të dyshuarit e rastit “Kristal”

    Insajderi
    18 May 2016 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të mërkurën aktakuzë për rastin “Kristal” kundër katërmbëdhjetë të pandehurve të cilët dyshohen për krim të organizuar.

    Të pandehurit janë T.K., K. K., Gj. K., M. K., B. B., Gj. K. dhe G. K., dhe akuzohen për krim të organizuar si dhe shpëlarje parave dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

    Më 6 maj të këtij viti, Policia e Kosovës kishte ndërmarrë një aksion ku u sekuestruan hotele dhe mbi 300 mijë euro kesh.

    Lidhur me këtë rast, ka pasur edhe sekuestrime të mëhershme të pasurisë, e cila dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të kundërligjshme si 303 mijë e 235  euro para të gatshme, 1 mijë e 100 franga Zvicerane, 700 gramë Ari dhe 7 vetura private”, thuhet në një komunikatë të Policisë më 6 maj.

    Ndërsa sot, prokuroria ka thënë se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar kriminal dhe me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, vazhdimisht kanë kryer vepra të rënda penale.

    Sipas prokurorisë, i pandehuri T. K., i ka mbikëqyrur dhe i ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, i cili grup ka vepruar duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtarëve të ndryshëm duke e kontraktuar me të njëjtit huazimin e shumave të ndryshme financiare dhe pastaj, si grup, duke përdorur kërcënimet e rënda, me c’rast të dëmtuarit janë detyruar që të paguajnë kamata dukshëm joproporcionale, në formë të pasurisë materiale, ose shuma të shumëfishta të të hollave në këmbim me shumën e huazuar./Insajdri.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark