Vrasja e dyfishtë në Kolovicë - Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve, 3 prej tyre në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dyfishtë në Kolovicë – Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve, 3 prej tyre në arrati

    Insajderi
    18 September 2025 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘’Butrinti’’, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë.

    I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B, A.B dhe K.G. kemi ngritur aktakuzën në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati.

    Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark