Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj avokates dhe përmbaruesit dyshohet se kanë dëmtuar palën me 25 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj avokates dhe përmbaruesit dyshohet se kanë dëmtuar palën me 25 mijë euro

    Insajderi
    30 May 2025 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas një pune të gjatë dhe të suksesshme hetimore ka ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në veprimet e të pandehurës Sh.Sh, në cilësinë e avokates dhe përfaqësueses së palës së dëmtuar, janë plotësuar elementet e veprës penale Ushtrimi i Ndikimit.

    “Ndërkaq, gjithashtu ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri I.I., në cilësinë e përmbaruesit privat, duke keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për veten dhe tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe duke mos i përmbushur detyrat e tij zyrtare, me të cilat veprime ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par. 2 të KPRK-së”, njofton Prokuroria.

    Prokuroria potencon se të pandehurit me veprimet e tyre kanë realizuar përfitim të kundërligjshëm pasuror, si dhe të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 25,000 € (njëzet e pesë mijë Euro).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark