Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në veri të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    27 March 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.J. nën dyshimin se kishte vrarë vëllain në veri të Mitrovicës.

    Sipas aktakuzë thuhet se i dyshuari më 5 nëntor të vitit të kaluar, pas një fjalosje me vëllain e tij, e ka goditur atë me thikë 5 herë në pjesë të ndryshme të trupit.

    Si pasojë viktima humbi jetën në spitalin e Mitrovicës. Po ashtu atij i është gjetur një pistoletë e markës “Kolt”.

    Komunikata e plotë:

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti I Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit E.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK, dhe “Mbajtja në pronësi, në kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK.

    Prokuroria njofton opinionin, se me datë 05 nëntor 2023 në banesën e tij në Mitrovicë – veri, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta viktimën – vëllaun e tij E.J., në atë mënyrë që pas një fjalosje të çastit, e sulmon viktimën me thikë të kuzhinës, me gjatësi tehu 12 cm, dhe e godet pesë (5) herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë prerëse e shpuese, dhe si pasojë e lëndimeve të marra viktima vdes në spitalin e Mitrovicës.

    Po ashtu, i pandehuri, në shtëpinë e tij në Mitrovicë – veri, pa autorizim ka poseduar pistoletën e markës Kolt (ROHM RG 69) , 9 mm, prodhim gjerman.

    Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale të cilat i vihen në barrë. Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin t`a shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark