Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit që ndodhet në arrati – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit që ndodhet në arrati

    Insajderi
    12 May 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj Z.K, i cili ndodhet në arrati. I pandehuri akuzohet për veprat penale ‘blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

    Aktakuza është ngritur nën dyshimin se së bashku me 9 persona të tjerë, tashmë të dënuar, i pandehuri ka vepruar si grup.

    Ky grup kishte vepruar, me qëllim që pa autorizim të shpërndajnë, shesin, transportojnë, ndërmjetësojnë në shitje, duke dërguar në transit substanca narkotike të ndaluara të tipit marihuanë.

    ‘’Meqenëse i akuzuari Z.K., deri në momentin e ngritjes së aktakuzës ndodhet në arrati, Prokuroria e ka njoftuar Gjykatën se ka shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin, rrjedhimisht është plotësuar kushti sipas nenit 234 paragrafin 2 të KPP, që aktakuza të ngritet edhe pa marrjen e deklaratës nga i pandehuri në procedurë paraprake’’ thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark