Pas raportimit të Gazetës Insajderi për udhëtimin ilegal që anëtarët e bordit të ndërmarrjes Ibër Lepencit e kishin organizuar në muajin prill në Shqipëri, ku u shpenzuan afër 10 mijë euro, Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet.
Lajmin për nisjen e hetimeve e ka konfirmuara Ekrem Lutfiu zëdhënës i këtij institucioni.
“Në momentin që kemi marrë këtë informacion, Prokuroria e ka marrë me seriozitet rastin dhe tani është proceduar për më tutje rasti në fjalë”, shkruan në përgjigjen e Lutfiut.
Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, në cilësinë e anëtarit të bordit, e kishte propozuar iden për këtë udhëtim që rezultoi me shpenzime të mëdha financiare pavarësisht se në ditën kur ishte emëruar në këtë pozitë thoshte se do të kontribuojë në rritjen e vlerës së kësaj ndërmarrje, duke lobuar për të sjellë “ndihma financiare ndërkombtare”.
Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, që vepron në kuadër të MZHE-së, u ka dhënë vërejtje anëtarëve të bordit të Ibër-Lepencit për shpenzime të mëdha në kohën kur ndërmarrja është në gjendje jo të mirë financiare.
Gjithashtu sipas MZHE-së, drejtuesit e kësaj ndërmarrje publike kanë vendosur për këtë udhëtim krye në vete, pa e pyetur Qeverinë e Kosovës. /Insajderi.com