Prokuroria Speciale ka njoftuar se është ndaluar T.B. nën dyshimin për veprën penale të krimeve të luftës.
Më tej, Prokuroria bën të ditur se në mungesë të bazës ligjore për caktimin e paraburgimit, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit, shkruan Gazeta Insajderi.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, 10.10.23, është ndaluar personi me inicialet T.B. për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës”, thuhet në njoftim.
“Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/