Sipas dosjes së Prokurorisë për rastin e konfliktit mes familjes Sekiraqa dhe Gashi, ose siç njihet në Prishtinë “Capat”, thuhet se Salih Sekiraqa dhe Faton Abazi, pas kalimit të rrezikut brenda lokalit ku u sulmuan nga “Capat” vazhduan konfliktin me të shtëna jashtë lokalit.
Sipas dosjes, prokuroria pretendon se nuk ka pasur rrezik për familjen Sekiraqa jashtë lokalit. Ku dhe u vra Premtim Gashi.
Dosja thotë se as kalimit të rrezikut dhe tërheqjes së Korab dhe Premtim Gashtit nga lokali ku gjuajtën me armë në drejtim të Sekirqaëve, kta të fundit iu kundërpërgjigjen po ashtu me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Gashi me qëllim të privimit nga jeta të Korab Gashit dhe tani të ndjerit Premtim Gashi.
Sipas prokurorië, ata kanë kryer vepren penale “Vrasje e rëndë në Bashkëkryejre”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se në kohë, vend dhe rrethanat si në pikën I. të kësaj Kërkese, pasi i pandehuri Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi fillojnë të tërhiqen nga lokali-kafiteria “From” të pandehurit Salih Sekiraqa dhe Faton Abazi, duke mos u përmbajtur pas kalimit të rrezikut ndjerin Premtim Gashi, nga brendësia Lokali-kafiteri “From” dhe jashtë tij në vendin ku ka pasur dhe pasojave të pësuara, me qëllim të privimit nga jeta të pandehurin Korab Gashin dhe tani te dhe persona të tjerë fillojnë t’i gjuajnë me armët e zjarri pa leje të pandehurin Korab Gashi dhe tani i ndjeri Premtim Gashi dhe të pandehurin Valdrin Ademi si dhe të pandehurit tjerë të panjohur që ju bashkohen këtyre të fundit, me ç’rast përleshja e armatosur zhvendoset nga lokali -kafiteria “From” në “Gazmend Zajmi”, për pasojë nga veprimet e të pandehurve Salih Sekiraqa, Faton Abazi dhe Valdrin Ademi si dhe të pandehurve të tjerë të panjohur privohet nga jeta tani i ndjeri Premtim Gashi”, thuhet në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga Gazeta Insajderi.