Prokuroria zotohet ta zbardhë rastin e Dafina Zhubit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria zotohet ta zbardhë rastin e Dafina Zhubit

    Insajderi
    20 April 2017 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Shtetit po vazhdon hetimet për vdekjen e dyshimtë të Dafina Zhubit. Ajo ka vdekur në rrethana të pasqaruara deri tash në banesën e të dashurit të saj, Astrit Dibra në Prishtinë.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media ka treguar se kanë nisur hetimet për rastin e vdekjes së Dafinës pas ekspertizës nga Instituti zviceranë “Forensicons” i cili ka argumentuar se Dafina Zhubi në asnjë mënyrë nuk mund të ketë kryer vetëvrasje por ajo është vrarë.

    Lumezi, ka thënë se rezultatet nga Instituti francezë është arsyeja përse Prokuroria e Shtetit do të kërkojë një superekspertizë.

    “Mendimi i ekspertëve është diametralisht i kundërt me mendimet të cilat janë dhënë në Kosovë dhe kjo është arsyeja që Prokuroria e Shtetit do të kërkojë edhe një superekspertizë dhe këtë do ta bëjmë pavarësisht se do të kushtojë kjo superekpertizë. Ju siguroj se ky rast nuk është mbyllur, por është nxjerrë aktvendimi për fillimin e hetimeve”, ka thënë Lumezi.

    Insajderi ditë më parë kishte raportuar për ekspertizën e Institutit zviceran, ku sipas kësaj ekspertize e ndjera po vetëvritej, do të kishte gjurmë baruti dhe gjak në duar.

    Ekspertizë kjo e cila ka kundërshtuar diametralisht konstatimin e prokurores, Fitore Sadikaj, e cila kishte konstatuar se Zhubi në natën e 17 shkurtit ishte vetëvrarë.

    Astrit Dibra u liruar nga paraburgimi muaj më parë pasi prokurorja e rastit, Fitore Sadikaj erdhi në përfundim se e ndjera ka kryer vetëvrasje e jo vrasje. Këtë konstatim ajo e nxori me direktiva të shefit të saj, Imer Beka.

    Lumezi ka treguar se aktualisht ndaj personit të dyshuar Astrit Dibrës i është dhënë masa e paraqitjes në stacionin policor./Insajderi.com

    Lexo edhe:

    EKSPERTIZA: DAFINA ZHUBI U VRA

    NËNA E DAFINA ZHUBIT: E DIJA QË BIJA IME NUK ËSHTË VETËVRARË


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark