Prokuroria s’duhet të ndikohet nga porositë e presidentit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria s’duhet të ndikohet nga porositë e presidentit

    Insajderi
    12 October 2016 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ftesa e presidentit Thaçi ndaj kryeprokurorit Lumezi për t’i zbardhur vrasjet, në veçanti ato të pasluftës, po shihet si hipokrizi. Akterë politikë thonë se deklarata e presidentit është nxitur nga procesi i Gjykatës Speciale. Madje në LDK thonë se vetë Thaçi është përgjegjësi për krimet e pasluftës.

    Ata thonë se një veprim të tillë presidenti Thaçi e ka bërë vetëm për qëllime personale, që ta shfajësojë veten dhe t’i ikë sadopak Gjykatës Speciale.

    Anëtarë të LDK-së thonë se krimet e pasluftës dyshohet haptas t’i ketë kryer ShIK-u, që në atë kohë udhëhiqej nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Zëri.

    Në anën tjetër, njohësit e Kodit Penal kanë thënë se dosjet e vrasjeve, në veçanti të atyre të pasluftës, duhet të hapen sa më shpejt. Ndërkaq, hulumtuesit dhe njohësit e drejtësisë thonë se kryeprokurori nuk duhet assesi të pranojë këshilla se kë duhet hetuar e kë jo, qoftë ai edhe presidenti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark