×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prokuroria s’ka asnjë pengesë ligjore që ta intervistojë Kurtin për përgjimet e Dejona Mihalit dhe Mimoza Kusarit”

    Insajderi
    20 October 2024 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatët konsiderojnë se në aspektin procedural nuk ka asnjë pengesë ligjore që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti intervistohet nga Prokuroria Speciale (PSRK), për rastet e fundit të përgjimeve të koordinatores të Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe të shefes së Grupit Parlamentar Mimoza Kusari-Lila.

    Avokati, Ardian Bajraktari për Ekonomia Online, ka thënë se çdo funksionar shtetëror për aq kohë sa nuk hynë në kategorinë e dëshmitarëve të privilegjuar, mund të ftohet si dëshmitar.

    “Kryeministri dhe çdo funksionar tjetër shtetërore për aq kohë sa nuk hynë në kategorinë e dëshmitarëve të privilegjuar, sipas nenit 123 të Kodit të Procedurës penale, mund të ftohen si dëshmitar. Madje ka pasur raste në praktike ku krerët e lartë shtetërore janë ftuar dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre si dëshmitarë, në procese gjyqësore”.

    “Ndërsa në kapacitetet tjera, po ashtu, për faktin se sa i përket çështjes së imunitetit, kjo çështje është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese me Aktgjykim në Rastin Nr. K098/11 Lidhur me imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas këtij Aktgjykimi, anëtarët e qeverisë gëzojnë imunitet funksional, për veprimet dhe vendimet që marrin, qoftë si anëtarë të qeverisë, qoftë nga fushëveprimi si Ministra/e, sikurse parashihet me 97 të Kushtetutës”, ka thënë Bajraktari.

    Tutje, ai shtoi se nëse anëtarët e Qeverisë së Kosovës akuzohen për vepra penale, ata nuk dallojnë nga qytetarët e tjerë dhe mund të ftohet për intervistim.

    “Kurse sa i përket çështjes së ndjekjen penale, pika 134 e Aktgjykimit Nr. K098/11 ndër të tjera parasheh se nëse anëtarët e Qeverisë akuzohen për vepra penale, ata nuk dallojnë nga qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës. Sa i përket çështjes së kohës, është përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore e prokurorit të shtetit që mbi bazën e provave dhe dëshmive të veproj në çdo rast. Po ashtu janë organet e drejtësisë ato që përmes vendimeve dhe veprimeve të tyre të ligjshme ta zbardhin secilin rast, përfshirë edhe rolin dhe përgjegjësinë”.

    Edhe avokati Arberi Jashari, ka potencuar se Prokuroria Speciale mund ta thërras këdo që konsideron relevante për hetimin e çështjes, përfshirë edhe Kurtin.

    “Prokuroria Speciale natyrisht mund ta thërras këdo që ajo e konsideron si relevante për çështjen ose mund ta thërras këdo që ka informata që mund të jenë relevante për çështjen dhe mund t’i ndihmojnë çështjes. Nëse Prokuroria Speciale gjatë hetimit të këtij rasti gjen se kryeministri pavarësisht pozitës që ka ose funksionin ka informata të cilat mund të jenë të dobishme dhe të rëndësishme për qartësimin ose hetimin e këtij rasti për të cilën është duke u marrë”.

    “Atëherë mund ta thërras edhe kryeministrin dhe në këtë aspekt nuk ka asgjë të keqe sepse për Prokuroria Special nuk është shumë e rëndësishme as pozita e një personi e as statusi i tij shoqëror as thirrja e tij. Është e rëndësishme që ai pëson të ketë informata të jenë në mesin e personave të cilët nuk janë dëshmitar të cilët mund të mos përgjigjen”, ka potencuar Jashari.

    Por, sipas Jasharit, deri tani deklaratat janë në nivel të supozimeve dhe nuk e ndërlidh direkt kryeministrin me këtë çështje.

    “E rëndësishme është që të ketë informata dhe t’i ndihmojnë zbardhjen e çështjes. Mirëpo mendoj që kryeministri deri tani nga ajo që është parë është vetëm në nivel të supozimeve sepse nuk ka diçka që e ndërlidhë direkt kryeministrin me këtë çështje, nuk ka diçka të shkruar ose një komunikim çfarëdo qoftë i kryeministrit me njerëz të tjerë. Qoftë përmes platformave të komunikimit, ose shkrese zyrtare qoftë përmes formave të tjera të cilat do ta implikonin ose do ta bënin të kuptohet që kryeministri ka qenë dijeni. Natyrisht që sipas kodit penal të Kosovës, veprat penale janë të përcaktuara me ligj dhe konsiderohet se dikush e ka kryer atë vepër penale nëse konsumohet të gjitha tiparet e kësaj vepre penale dhe në ato në mënyrë komulative të përbashkëta, në këtë aspekt mendoj që kryeministri i Kosovës, i ka detyrat dhe përgjegjësitë e tij dhe funksionon në bazë të detyrave të tij e cila ja ngarkon Kushtetuta dhe ligji dhe nuk mendoj që të paktën nëse mendon dikush që ka bërë dikush ndonjë shkelje duhet të provohet dhe të shikohet se çfarë vepre penale, shtoi ai.

    Ai thekson se nëse Prokuroria Speciale e vlerëson që Kurti ndihmon në zbardhjen e rastit, nuk ka asnjë pengesë ligjore që të ftohet.

    “Nuk ka në aspektin procedural nuk ka asnjë pengesë ligjore që kryeministri të ftohet dhe nëse ftohet vetëm si një person i cili ka informata lidhur me zbardhjen e çështjes. Këtë e vlerëson Prokuroria Speciale, që është duke u marrë me çështje. Një gjë e rëndësishme është që çdo qytetarë i Kosovës, në çfarëdo funksioni që ka në momentin që e kupton se është duke u kryer një vepër penale ose ka dyshime që diçka nuk është në rregull atëherë ka për obligim atë ta lajmërojmë në organet kompetente”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    15 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark