Prokuroria Speciale deklarohet rreth intervistimit të Nagip Krasniqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale deklarohet rreth intervistimit të Nagip Krasniqit

    Insajderi
    04 December 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale është deklaruar lidhur me intervistimin e ish -Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi.

    Zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Liridona Kozmaqi për Gazetën Insajderi tha se ai është paraqitur për intervistim me ftesë të kësaj prokurorie për një çështje që e kanë nën hetim,

    “Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë ajo.

    Krasniqi ka një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, megjithatë hetimet e Prokurorisë po vazhdojnë.

    Intervistimi i tij vjen disa javë pasi u intervistuan edhe Dejona Mihali e ministrja Artane Rizvanolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark