Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga Kosova gjatë luftës së fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga Kosova gjatë luftës së fundit

    Insajderi
    15 August 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale do të dorëzoj sot aktakuzë për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë luftës së fundit.

    Në lidhje me këtë, nga Prokuroria Speciale do të japin detaje përmes një konference për media.

    “Ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë për media, e cila do të mbahet me qëllim njoftimin publik mbi dorëzimin e aktakuzës për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë periudhës së luftës së fundit. Konferenca do të mbahet më 15.08.23, në ora 11:00. Vendi: Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Salla e Konferencave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark