Prokuroria Speciale godet rastin “Mati 1”, sekuestron pasuri afro 7 milionë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale godet rastin “Mati 1”, sekuestron pasuri afro 7 milionë euro

    Insajderi
    21 May 2025 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka shënjestruar një tjetër rast për shpëlarje të parasë, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe posedim të paautorizuar të armëve.

    Ky rast është i koduar si “Mati 1”.

    Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shënjestrimin e Krimeve të Rënda.

    Gjatë këtij takimi është shënjestruar rasti i koduar “Mati 1”,  për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit”,  dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

    “Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €. Ndër asetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 parcela në lokacione të ndryshme dhe 5 llogari bankare”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark