×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e dy kosovarëve të dyshuar për spiunazh

    Insajderi
    05 June 2024 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar të mërkurën se janë arrestuar dy shqiptarë të Kosovës në Ferizaj, nën dyshimet për spiunazh me shërbimin sekret serb.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 5 qershor 2024 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.- thuhet në komunikatën për media.

    Me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale,  të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark