Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e serbit të dyshuar për krime lufte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e serbit të dyshuar për krime lufte

    Insajderi
    25 February 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për një person që u arrestua sot nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

    I dyshuari është D.R. i nacionalitetit serb.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se sot ka ndaluar  D.R, i nacionalitetit serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.”

    Ai dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark