Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Aleksandar Vllajiq.
Personi në fjalë është arrestuar mbrëmë dhe është Aleksandar Vllajiq, i cili kishte qenë polic i Kosovës.
Ai është kapur pas informacioneve që kanë qenë rrugë operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet AKI-së dhe Policisë së Kosovës.
“Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘Spiunazhi’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ “, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Insajderi.org