
Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar sot në tri rajone të Kosovës, me qëllim goditjen e trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike., shkruan Insajderi.
Aksionin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale, duke mos dhënë shumë detaje lidhur me rastin.
Zyrtarja për media e PSRK’së, Arbnora Luta tha për Insajderin se ky aksion u zhvillua mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatave kompetente, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit të Prokurorisë Speciale. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, tha ajo.