Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Rizvanolli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Rizvanolli

    Insajderi
    12 November 2024 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e ka konfirmuar se sot ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale.

    Përmes një komunikate për media, thuhet se intervistomi i Rizvanollit po bëhet me ftesë të kësaj prokurorie, për një çështje penale, të cilët kjo prokurori e ka në hetim.

    “Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark