Prokuroria Speciale konfirmon se Faton Peci po intervistohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale konfirmon se Faton Peci po intervistohet

    Insajderi
    27 May 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta e konfirmoi këtë.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e saj në Ministrinë e Bujqësisë ku u zhvilluan bastisje mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.

    Gjatë bastisjes, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme dokumentesh, të cilat pritet të analizohen për prova lidhur me procedurat e dyshuara të keqpërdorimit të fondeve publike.

    Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar aksionin e saj në Ministrinë e Bujqësisë ku po zhvillohen bastisje mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.

    “Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark