Prokuroria Speciale e Kosovës ka shënjestruar një rast të ri ku janë të përfshirë 14 persona, të dyshuar për krime të rënda.
Rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Skema”, përcjell Insajderi.
14 personat e përfshirë janë të dyshuar për veprën penale “Shpëlarja e parave”.
Njoftimi i plotë i PSRK-së:
Prishtinë, 7 nëntor 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me katërmbëdhjetë (14) persona.
Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.