Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 26 policëve për marrje të ryshfetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 26 policëve për marrje të ryshfetit

    Insajderi
    08 November 2024 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 26 zyrtarëve policorë.

    Sipas njoftimit, të pandehurit janë: A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., dhe Z.P.

    “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, kanë kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Sipas dosjes akuzat përfshijnë përfitime të paligjshme përmes detyrës zyrtare, veprim për të cilin parashikohen ndëshkime sipas legjislacionit të Kosovës.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark