Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për krime lufte kundër popullsisë civile - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për krime lufte kundër popullsisë civile

    Insajderi
    24 December 2024 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër G.V., i nacionalitetit serb, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

    Në njoftim thuhet se hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.

    “Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri G.V është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark