Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për terrorizëm ndaj një personi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për terrorizëm ndaj një personi

    Insajderi
    18 March 2016 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë sot në Gjykatën Themelore të Gjilanit ndaj një personi me iniciale V.H, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur “ISIS” nga fundi i muajit qershor të vitit 2014 e deri në fund të dhjetorit të vitit 2015.

    “I pandehuri duke shfrytëzuar rrugën ajrore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka arritur në Turqi e pastaj nga aty në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin për në Sirisë, ku dhe është bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS, duke marre pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist të organizatës së lartëcekur në forma të ndryshme”, njofton prokuroria përmes një komunikate për media.

    Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark