Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në rastin e njohur “KEK”.
Prokuroria në njoftim thotë se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D. dhe I.Z.
LEXO EDHE:
Insajderi merr vesh se personi me inicialet N.K. është Nagip Krasniqi.
Krasniqi dhe të tjerët, sipas Prokurorisë, akuzohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.
“Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ky rast tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme. /Insajderi.org/