×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për fajde për 19 persona

    Insajderi
    06 November 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave.

    Aktakuza është ngritur për “Fajde”, “Detyrim”, “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 pandehurve

    Prishtinë, 6 nëntor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve 19 të pandehurve.

    Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: Fajdeja nga neni 331 par. 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Detyrim nga neni 328 par. 2 të KPRK, Kanosje nga neni 181 par. 1 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.2 i KPRK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark