Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 21 të pandehurve. Sipas aktakuzës, 21 të pandehurit akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me veprat penale kontrabandimi i mallrave, tregtia e ndaluar dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore, si dhe për armëmbajtje.
Prokuroria thotë se rasti në fjalë është nga lëndët e shenjëstruara, ndërsa, aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës./Insajderi.com