Prokuroria ngritë aktakuzë për pjesëmarrje në grupe terroriste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngritë aktakuzë për pjesëmarrje në grupe terroriste

    Insajderi
    22 July 2016 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.D., për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste .

    Sipas aktakuzës A.D., gjatë periudhës kohore nga nëntori 2012 deri në maj 2013 ka marrë  pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist “Jabhat Al – Nusra” në Siri, transmeton Insajderi.

    “I pandehuri A.D., me datë 18.11.2012  së bashku me personat B.D., A.D., A.H. dhe B.K., nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kishin ateruar në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll të Turqisë, dhe më pas nga aty me aeroplan kanë udhëtuar deri në qytetin “Hatay” në Turqi”, njofton prokuroria.

    Në aktakuzë shkruan se ai kishte arritur të ndahet nga personat e lartcekur duke u bashkuar me vëllaun e tij i cili gjendej në Siri, dhe më pas janë vendosur në një kamp ushtarak, diku afër qytetit Aleppo të Sirisë.

    “I pandehuri A.D., pasi kishte kryer ushtrimet fizike dhe gjuajtjet me armë të zjarrit, kishte marr pjesë drejtpërdrejtë në konflikt të armatosur në qytetin Aleppo dhe Qalamoun, ndërsa me datë 18.05.2013 ishte kthyer në Kosovë nga Aeroporti i Stambollit në Aeroportin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark