×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj një personi për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm

    Insajderi
    23 October 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj një personi për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një të pandehuri me inicialet K.H, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste’’.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri K.H. është takuar dhe ka marrë pjesë në biseda të vazhdueshme me tani të dënuarit V.I, B.I, L.V, F.G, K.P, A.A, L.G, L.M, dhe B.P, për vepra penale të terrorizmit, ashtu që i njëjti ka qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e këtij grupi terrorist, por e kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente.

    Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale gjithashtu ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak deri në përfundim të këtij rasti penal, njoftojnë nga ZKPSH.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark