×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria tregon se si dhe për çfarë motivesh ndodhi vrasja në Ferizaj

    Insajderi
    17 August 2024 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për rastin e vrasjës së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.

    Sipas prokurorisë, polici F.R., për motive të ulëta ka shtënë në drejtim të viktimës.

    “Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R.,  me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Polici, Festim Ramadani e ka thënë vetëm një fjalë në stacionin policor, kanë treguar burimet e Insajderit.

    “Ai është pedofil”, ka qenë e vetmja fjalë e tij.

    Më pas ka refuzuar që të përgjigjet edhe kur është pyetur për emrin e tij personal.

    Insajderi merr vesh që organet e rendit deri tash si motiv të kërij krimi po hetojnë: hakmarrjen.

    Gazeta Insajderi ka raportuar që krejt historia nis diku në vitin 1999, kur viktima dyshohet se ka dhunuar seksualisht një familjare të tashmë të dyshuarit, Festim Ramadani.

    Familja Ramadani kishte ndjekur rrugën ligjore të denoncimit, por nuk gjeti drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark