Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave të LDK'së në Vushtrri: U ankua një kandidate - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave të LDK’së në Vushtrri: U ankua një kandidate

    Insajderi
    05 March 2025 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim që të rinumërohen votat e LDK’së në komunën e Vushtrrisë.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, i cili tha se kanë pranuar ankesë nga një kandidate për deputete.

    “Do të bëhet rinumërimi dhe varësisht nga rezultatet do të veprohet. Ka pasur ankesë prej një kandidateje për deputete”, ka thënë Preteni.

    Ky vendim është marrë pas akuzave të kandidates për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi, e cila ka pohuar se janë keqpërdorur votat në disa qendra, duke akuzuar bashkëpartiakun e saj, Xhafer Tahiri, për përfshirje në këtë situatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark