Prokurorisë Speciale ngrit atakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes fetare dhe përkrahje të ISIS-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurorisë Speciale ngrit atakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes fetare dhe përkrahje të ISIS-it

    Insajderi
    26 September 2025 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër D.B dhe E.B për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

    Të pandehurit akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur publikisht veprimet e organizatës terrorsite ISIS.

    Sipas aktakuzës, D.B dhe E.B., përmes rrjetit social “Facebook” dhe “Tik –Tok” , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad.

    Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë vendosur flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime potencialisht mund të prishet rendi publik.

    D.B., sipas provave ka qenë refuzues ndaj të gjithëve që nuk e praktikojnë fenë sipas mënyrës së tij, dhe ka postuar e shpërndarë materiale me gjuhë fyese ndaj shumicës së hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Prokuroria Speciale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë sipas ligjeve në fuqi, dhe t’iu vazhdohet masa e paraburgimit ndaj D.B. dhe ajo e arrestit shtëpiak ndaj E.B.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark