Prokurorja shpjegon arsyet e fshehjes së 4 mijë eurove në frigorifer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurorja shpjegon arsyet e fshehjes së 4 mijë eurove në frigorifer

    Insajderi
    16 March 2016 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurores nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurinë Themelore të Mitrovicës, e akuzuar se ka marrë 22 mijë euro ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime, kur ishte arrestuar në gusht të vitit 2015 në Merdare i ishin gjetur 5 mijë euro kesh.

    Badivuku në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi” ka shpalosur detajet se si ajo i kishte fshehur paratë, në frigorifer, të cilat i ishin sekuestruar gjatë arrestimit nga policia.

    “Paret e mija kanë qenë në çantë të dorës, pra kanë qenë 1 mijë euro. 4 mijë euro kanë qenë në një valixhe si frigorifer si plastikë e vogël që e kam pasur”, ka thënë Badivuku.

    Ajo ka thënë se ato para i kishte marrë nga një mik i saj për t’i gjendur rrugës gjatë një udhëtimi që ajo e kishte pasur.

    “Gjithkush i ka principet e veta. Mua kurrë nuk mundesh në çantë me më gjet para. Me kënd ka muhabet Isak Smakolli (një nga dy të akuzuarit e tjerë në këtë rast v.j), me kënd është marrë vesh për këto para, absolut unë nuk kam të bëjë, as që më intereson për ta, mu m’ka nxon taksirati se më kanë ndalë në Merdare dhe qeto 5 mijë euro i kanë gjetur të unë kur është kryer një kontroll komplet e paligjshme”, ka thënë Badikuku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark