
Në Rijekë të Kroacisë u promovua libri në gjuhën kroate të Dr.sc.Llukman Halilit me titull “Politiçka ispovijest dr.Ibrahim Rugova” (Rrëfime politike për Dr. Ibrahim Rugova) e botuar nga Bashkësia Shqiptare të Prefekturës Bregedaro Malore (PBM)
Redaktore përgjegjëse të librit ishin Ermina Lekaj-Perlaskaj dhe redaktore Suzana Jakupi.
Libri në fjalë ka 208 faqe dhe është i tirazhit prej 1000 copë.
Përmbajtja e librit kryesisht është me raporte të Halilit kur ka punuar si gazetar për agjencinë e lajmeve kroate Hina. Autori i këtij libri, siç dihet, e ka përcjellë vazhdimisht presidentin tashmë të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova gjatë kohës sa ishte gazetar aktiv, shkruan KultPlus.
Promovimin e hapi Suzana Jakupi, kryetare e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe autorin Jakupi.
Edhe kryetari i Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, Gani Xharrahi e falënderoi autorin dhe e përgëzoi për këtë punë që ka bërë.
Gjithashtu në këtë promovim me disa fjalë tha edhe Ton Marku duke përshëndetur dhe përgëzuar së pari autorin
Marku, siç dihet, ishte mikë i ngushtë i presidentit Rugova, ai pati nderin siç tha edhe vetë, të takojë jo më pak se mbi 25 herë presidentin në Shqipëri sepse në atë kohë ky veprimtar nuk ka pasur mundësi të shkojë në Kosovë për shkaqe të njohura.
Safet Avdullahu nga Rahoveci, veteran i luftës në Kosovë dhe Kroaci, tregoi një rast, kur ka ardhur Presidenti Rugova në Kroaci dhe ishte ai, që i kishte qëndruar afër në çdo moment që të mos i ndodhte asgjë. Vërtet ishte një kujtim emocional.
Këto dy ditë, në Rijekë të Kroacisë me organizim të Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, me kryetare Suzana Jakupi, këshillit kombëtar shqiptar të Prefekturës Bregdetare Malore, me kryetar, Gani Xharrahi, u mbajtën disa takime.
Më kryesorja ishte “Panairi – Ditët e produkteve kosovare”, ku morën pjesë 14 përfaqësues të firmave të ndryshme nga Kosova, si dhe vizita të ndryshme me përfaqësues të lartë të këtij qyteti.