Promovohet romani “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë” - Insajderi
×
Kulturë

Promovohet romani “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”

Insajderi
25 May 2017 - 16:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Institutin Albanologjik të Kosovës sot u promovua libri “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”, i autorit Mehdi Mulaj.

“Gjenerali dhe ushtari pa pushkë”, është roman i bazuar në ngjarje të vërtet dhe i kushtohet jetës dhe veprës së gjeneralit, Agim Qelaj.

Autori i këtij libri i cili njëherit është edhe gazetar tregoi se për këtë roman ka punuar për shtatë vite.

“Në këtë roman kam punuar plot shtatë vjet. Asnjëherë nuk kam qenë i kënaqur me mënyrën se si e kam shkruar. Çdo fjalë që e shënoja, më dukej e vogël përball veprave të mëdha të Gjeneralit. Mezi e binda veten ta botoj në këtë version që është, se për ndryshe, gjithë jetën do të punoja në të”, tha Mulaj.

Mulaj u shpreh se “dëshira më e madhe e gjeneralit ishte që ti shihte së bashku shqiptarët”, raporton Insajderi.

Në promovimin e librit të pranishëm kanë qenë, familjarët e gjeneralit, Agim Qelaj, shokët dhe miqtë e tij. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark