Promovimi i albumit të grupit “Radiohead” në Turqi, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi, teksa të ftuarit u sulmuan nga një grup prej 20 ekstremistësh islamikë.
Shkak i sulmit është bërë pasi mysafirët po konsumonin alkool në ndejë, që ndalohet gjatë muajit të Ramazanit, përcjellë Lajmi.net.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur të premten në Stamboll.
“Unë do të vras, do ta djeg bashkë me ju brenda” thirri njëri prej ekstremistëve. 2 persona mbeten të plagosur në përleshje, njërit prej tyre i thyen shishen e birrës në kokë.